Kryetari Veliaj e nxori në “referendum” çështjen e autobusit të aksidentuar

Erion Veliaj, si kryetar i Tiranës, ka pyetur qytetarët në rrjetet sociale në lidhje me “çudinë”, siç e kishte quajtur ai autobusin e aksidentuar, transmeton Portalb.mk.

“Fatmiresisht aksidenti me i çuditshem ne nje shekull kryeqytet qe pa pasoja per jeten! Por teksa po pergatiteshim per te hequr autobuzin mbi Lane, shume vete propozuan ta leme si nje instalacion per kujdesin ne timon e ure alternative mbi Lane!”, deklaroi Veliaj.

Ai në këtë “referendum” ka paraqitur tre opsione në lidhje me fatin e autobusin: 1) Lëreni – kujtesë dhe kujdes; 2) Hiqeni – se prish pamjen dhe 3) Varja, unë njësoj do shaj.

“Një qytet me 1 milionë banorë, ka 1 milionë çudira! Fatmirësisht aksidenti i mbrëmshëm, qe pa humbje jete. Faleminderit policisë dhe zjarrfikësve, i lus të zbardhin rrethanat”, deklaroi Veliaj.

Kryetari sot ka falënderuar një qytetar i cili pas aksidentit ka shkuar t’i ndihmojë të aksidentuarit.

“Jo të gjithë heronjtë veshin pelerina! Falënderova vëllanë tonë, Dritan Merja, që në vend që të bënte video me celular, vrapoi me shokët të nxirrte nga makina e aksidentuar mbrëmë Jurgenin dhe Arditin! Shumë mirënjohës për ty lal!”, deklaroi Veliaj.

Ndryshe, dhjetë ditë më parë, Veliaj ka prezantuan “flotën e gjelbër të autobusëve ekologjik”, duke planifikuar tri linja të transportit publik me korsi të veçanta, që do të mundësojnë lëvizje më të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button