Deri më 30 maj është afati për të aplikuar nxënësit e Maqedonisë së Veriut në gjimnazin për matematikë dhe informatikë

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka përcaktuar afatet dhe kushtet që duhet të plotësojnë nxënësit për të aplikuar për provimin pranues në gjimnazin për informatike dhe matematikë në vitin shkollor 2022/23, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër Interesi me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin (emri, mbiemri, shkolla dhe Komuna në të cilën do të përfundojë arsimin fillor, numri i telefonit të nxënësit, numri i telefonit të njërit prind dhe e-mail adresa e nxënësit/prindit)”, raportojnë nga Ministria.

Këto të dhëna duhet të dërgohen deri më 30 maj në objektin e Ministrisë dhe në mënyrë elektronike në adresën [email protected].

“Kandidati kontrollohet me shkrim, me dy teste të veçanta në matematikë dhe fizikë, dhe secila prej tyre duhet të përmbajë katër detyra me përgjigje të ofruara, katër detyra me mbledhje dhe katër detyra me procedurë të plotë zgjidhjeje”, sqarojnë nga Ministria, duke saktësuar që provimi i matematikës mbahet më 1 qershor (10:00), ndërsa ai i fizikës më 3 qershor (10:00).

Ministria ka sqaruar që të drejtë regjistrimi kanë nxënësit e rregullt me sukses më të lartë se 4.5 deri në klasën e nëntë në fillore, por në matematikë e fizikë duhet të kenë 5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button