Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare, premtoi sot Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo ku janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare, raporton OraNews.
Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptarë, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë.
“Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi”, deklaroi Berisha.