Buçkovski e Georgievski pjesë e ekipit të formuar për miqësinë ndërmjet bullgarëve dhe maqedonasve

“Qëllimi është që të largohen raportet ndërmjet bullgarëve dhe maqedonasve nga “qorsokaku” në momentin që tani gjenden. Të krijohet një shoqëri qytetare aktive, me përfaqësues nga të dy vendet, të cilët do të punojnë në bazë të vlerave evropiane”, deklarojnë organizatorët rreth qëllimit të ekipit, pjesë e së cilës është edhe Buçkovski dhe Georgievski, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe intelektualë nga të dy vendet, gazetarë, sipërmarrës e aktivistë të cilët do të takohen të martën përmes një telekonference. Pritet që në takimin e parë të formulojnë Dokumentin e përbashkët i cili duhet të jetë udhërrëfyes për afrim dhe fqinjësi.

Ky klub planifikon që njohjen, mirëkuptimin dhe fqinjësinë e mirë ta realizojë përmes takimeve akademike, kulturore e sportive me qytetarë nga të dy vendet.

Pjesë e themeluesve nga Bullgaria bëjnë pjesë edhe Alek Popov, Çavdar Cenov, Aleksandar Qosev, Ivajlo Diçev, Maja Grekova, Bojko Stanjkushev, Ivo Berov, Dimitar Kenarov, Krasen Stançev, Evgeni Kanev, Manuela Maleeva, Javor Gardev dhe Mihail Ivanov.

Pjesë e themeluesve nga Maqedonia e Veriut janë Katerina Kolozova, Lupço Petkovski, Marjan Nikollovski, Stole Naumov, Dragan Zajkovski, Lupço Georgievski dhe Vllado Buçkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button