U shkatërrua trekëndëshi i trafikut të drogës në Zvicër, të përfshirë edhe shqiptarët

Një rrjet trafikantësh droge është çmontuar në Zvicrën qendrore. Anëtarët ishin nga Shqipëria , Italia dhe Ticino.  Ky është trekëndëshi i qarkut të tregtimit të kokainës dhe heroinës i çmontuar nga policia, raporton ABC.

Konkretisht u bënë nëntë arrestime, mes tyre dy gra dhe u sekuestruan drogë, armë dhe para

Sipas hetimeve grupi është përgjegjës për shitjen e 10 kg kokainë dhe 600 gr heroinë midis prillit dhe dhjetorit 2020 dhe lënda narkotike ishte e importuar nga Shqipëria.

Pandemia e Covid-19 nuk e kishte ndalur trafikun. Kjo theksohet nga hetimet e Policisë të cilat nënvizojnë se si kriza e lidhur me urgjencën shëndetësore nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm. /abcnews.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button