Sot mbyllet afati për të aplikuar qytetarët e Ballkanit Perëndimor për digjitalizimin e sektorit bujqësor – ushqimor

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 30 prill për subvencionimin e digjitalizimit të shërbimeve në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, transmeton Portalb.mk.

Zhvillimi i digjitalizimit në sektorin bujqësor-ushqimor është fusha që do të mbështetet nga Fondacioni Evropian i Trajnimit (FET) në Ballkanin Perëndimor. Ky konkurs ka për qëllim forcimin e shkathtësive të sektorit bujqësor-ushqimor në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit të gjelbër. Aplikimi realizohet KËTU.

“Mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), shoqatat e biznesit dhe grupimet industriale për t`u lidhur me partnerët në BE për të ndërtuar aftësi për tranzicion digjital dhe të qëndrueshëm në sektorin bujqësor –ushqimor”, raportojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut.

Të drejtën për të konkurruar në këtë Thirrje të dedikuar për Maqedoninë e Veriut janë: NVM inovative për transformim digjital dhe tranzicion të qëndrueshëm në sektorin bujqësor-ushqimor, NVM për ndryshim në inovacion dhe shoqata e grupe industriale për ndërkombëtarizimin e NVM.

Personat që kanë aplikuar do të informohen deri më 31 maj të këtij viti, ndërsa rezultatet përpilohen nga gjashtë ekspertë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button