Kryetari i ri i PD-së do të zgjedhet më 22 maj

“Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demorkatike do të zhvillohen më 22 maj”. Kështu deklaroi deputeti Belind Këlliçi në Kuvendin Kombëtar pas ndryshimeve të miratuara në statut, raporton EN.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se data 21 ose 22 maj ishte propozuar nga Komisioni i Rithemelimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Kuvendi Kombëtar i Komisionit të Rithemelimit ka bërë bashkë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-deputeten demokrate Jozefina Topalli. Të dy, janë dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë në qeverisjet e kaluara të PD-së.

Të buzëqeshur, janë shfaqur në hapësirat e Pallatit të Kongreseve, ku nuk kanë munguar edhe përqafimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button