Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, edhe nëse kemi zhbllokim nga Bashkimi Evropian në qershor, vlerësoi Mariçiq

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ka vlerësuar që në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, edhe sikur të ketë hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhjet e shpejta nuk janë opsion për qeverisje edhe nëse zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit në qershor”, deklaroi Mariçiq për “360 shkallë”, duke theksuar që çfarëdo rezultati i zgjedhjeve, nuk do të krijojë një shumicë me 2/3 e Kuvendit, si një kusht për ndryshime kushtetuese.

Ai vlerësoi që asnjë parti nuk do të mund të fitojë 2/3 e Kuvendit nga zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, prandaj kërkoi që mos të lidhen ndryshimet kushtetuese me zgjedhjet parlamentare.

“Çfarëdo që të ndodhë në qershor, në kushtet e krizave të shumta të grumbulluara në të njëjtën kohë dhe vend – ekonomike, energjetike, sigurisë dhe me çmimet, është i nevojshëm një ekip serioz për zgjidhjen e tyre. Nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme në këtë moment për shpëtimin e çfarëdo karriere, veçanërisht liderit të opozitës”, deklaroi Mariçiq.

Bashkëpunimin me BDI-në dhe Alternativën e vlerësoi si të shkëlqyeshme gjatë këtyre 100 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button