Rënie e numrit të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të punësuarve në industri për 2.5 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në muajin mars 2022, krahasuar me muajin mars të vitit 2021, shënoi rënie në sektorin Miniera dhe gurore për 3.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 1.4 %, dhe në sektorin Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.7 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në mars të muajit të kaluar është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 3.2 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

“prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2022, krahasuar me të njejtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 9.7 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.1 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajrë të kondicionuar shënon rritje për 8.7 %”, sqarojnë nga Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button