fbpx

Rama e Pacolli inspektuan punimet e aeroportit

Kryeministri Edi Rama dhe politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli inspektuan punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, raporton Klan. Kompania që kryen punimet shpreh besimin se punimet do përfundojnë në Prill të 2024.

5 muaj pas ceremonisë zyrtare për nisjen e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ka përfunduar gjurma e pistës prej 3.2 km. Duke qenë një zonë lagunore, gjatë punimeve ka qenë e nevojshme mbushja me dhe për ta sjellë këtë sipërfaqe në nivelin e detit.

Behgjet Pacolli që po e ndërton këtë investim, ashtu dhe ministrja e infrastrukturës duken optimistë se do t’i përmbahen afatit të vendosur për përfundimin e kësaj vepre.

Konsurciumi kryesisht shqiptar po asistohet nga ekspertë të aeroportit të Mynihut. Ka pasur jo pak debate për zonën ku po ndërtohet ky aeroport, atë të Akernisë që pretendohet se është një zonë e mbrojtur. Por ministrja siguron të kundërtën.

Belinda Balluku: Në territorin ku po punohet nuk preket aspak zona e mbrojtur, madje kemi folur dhe me ekspertë për lejen mjedisore sepse ka pasur merak për shpendët që ndodhen në këtë zonë.

Aeroporti i Vlorës synohet të jetë aeroporti më i madh në vend duke operuar dhe me linjat transoqeanike. Vitin e parë, objektivi është që nga ky aeroport të mund të fluturojnë 500 mijë për të arritur në një kapacitet prej 10 milion pasagjerësh në vit.

Sipas kontratës, kompania e Pacollit do të investojë 103.9 milionë euro dhe do të marrë për 35 vjet menaxhimin e tij. Kontrata parashikon qe buxheti i shtetit të  garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para për konsorciumin nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button