Rreth tre për qind e popullsisë rezidente në Maqedoninë e Veriut kanë shtetësi të dyfishtë, tregojnë të dhënat nga Regjistrimi 2021

Rreth tre për qind e totalit të popullsisë rezidente në vend kanë shtetësi të dyfishtë. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj të Maqedonisë, kanë edhe shtetësi të Bullgarisë, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës prej 20 deri në 34 vjeç dhe popullsi aktive prej 35 deri në 49 vjeç, tregojnë të dhënat e Regjistrimit të popullsisë 2021, që i publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave, raporton BV, transmeton Portalb.mk.

Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1.778.725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, 53.201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të një shteti tjetër, 4.203 janë shtetas vetëm të një shteti tjetër dhe 584 persona nuk kanë shtetësi.

Është interesante se, ndërsa burrat kanë më shumë shtetësi të dyfishtë – 30 003, sesa gratë – 23 198, shtetas të një vendi tjetër që jetojnë në vendin tonë janë më shumë gra – 2824, sesa burra – 1 379.

Sipas grupmoshave, shumica e popullsisë rezidente me shtetësi të dyfishtë janë të moshës 35 deri në 39 vjeç – 5 190 persona. Gjysma e personave me shtetësi të dyfishtë janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç – 11,768 ose 22 për qind dhe popullsia aktive e moshës 35 deri në 49 vjeç – 15,171 ose 28,5 për qind.

Nga gjithsej 53.201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, shumica 19.645, përveç asaj të Maqedonisë, kanë shtetësi të Bullgarisë, pastaj 10.909 me shtetësi të Serbisë, 3819 të Kroacisë, 2393 me shtetësi të Kosovës dhe 2164 me shtetësi të Shqipërisë.

Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8 për qind, pastaj shqiptarë 16,04 për qind dhe serbë – 10,7 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button