U shpallën dy fituesit e çmimit “Objektivi i artë” për kontributin në filmin e Maqedonisë së Veriut

Në lidhje me kontributin në sferën e filmit, Olga Lukova – Donçiq dhe Blagoja Kunovski – Dore u shpallën laureatët e këtij vitit për çmimin “Objektivi i artë”, transmeton Portalb.mk.

“Këtë mirënjohje Kinematografia e ndan çdo vit, me rastin e ditëlindjes më 29 prill, punëtorëve të filmit të cilët me angazhimin e tyre profesional kanë kontribuar në krijimin, zhvillimin, promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë maqedonase”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që Olga Lukova-Donçiq që prej 11 nëntorit 1967 punon në produksionin “Vardar Film” si asistent redaktor i filmave të shkurtër, ndërsa përfundoi karrierën në vitin 1686; ndërsa Blagoja Kunovski – Dore si një redaktor e kritik i filmit shumëvjeçar në TVM, si dhe dhjetëra herë anëtarë ose kryetar në FIPRESCI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button