Supremja e refuzoi Gruevskin për rishqyrtim të aktgjykimit për “Dhunën në Qendër”: U dënua me 1.5 vjet burg

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhuna në Qendër” me të cilën ai me vendim të plotfuqishëm është dënuar me 1 vjet e 6 muaj burg, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata penale në Shkup informuan se Supremja u ka dorëzuar vendim në të cilën kërkesa e Gruevskit, e dorëzuar nëpërmjet avokatit të tij “hidhet poshtë si e palejueshme”.

Ndryshe, më 29 shtator 2020, Gjykata Penale caktoi dënim me burg prej 1 vit e gjysmë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa për ish ministrin Mile Janakievski, dënim me kusht prej një viti, nëse në katër vitet e ardhshme kryen vepër penale

29 nëntor 2021, Gjykata e Apelit e konfirmoi dënimin.

Lëndën “Dhuna në Qendër” e ka hapur ish PSP, ndërsa në Gjykatën Penale seancat gjyqësore janë zhvilluar katër vite.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Në një nga “bombat” e regjistruar më 1 qershor 2013 mes Mile Janakieskit dhe Nikolla Gruevskit dëgjohet se si ish-kryeministri Gruevski i thotë Janakieskit “të premten kryetarit [të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski] del dhe t’i jep 5-6 shuplaka para kamerave. Të vijë një qytetar dhe t’i jep 3 shuplaka, të forta” ku Janakieski iu përgjigj se planifikon të organizojë edhe protestë.

Lexoni më shumë për këtë lëndë duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button