Paraburgim për dy personat që i vunë flakën veturës së Shilegovit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të moshës 24 dhe 22 vjeçare, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1 dhe në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Përkatësisht, ata më 9 mars, i kishin vënë flakën veturës që ishte në pronësi të bashkëshortes së ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Me kallëzim penal për të njëjtën ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin prokurori publik kompetent ka nxjerrë aktvendim hedhje poshtë të akuzës, pasi për të nuk janë konfirmuar elemente të veprës penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Dy bashkëvepruesit e dyshuar, më 9 mars kanë, me zjarr kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e njerëzve. I dyshuari i parë ka thirrur një taksi në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë në ulësen e pasagjerit, me një tub plastik me lëng të verdhë. Taksistit i ka thënë që të lëvizë në rrugën Kozle, ku në veturë kishte hipur i dyshuari i dytë. Gjatë rrugës, të dy ishin dakorduar për mënyrën se si do të kryenin veprën penale. Ata kanë zbritur nga taksia në bulevardin “Partizanski Odredi” dhe kanë vazhduar të ecin në këmbë.

Kur kanë mbërritur në rrugën Meksiçka, dy të dyshuarit e kanë derdhur lëng mbi makinën e parkuar Audi Q5 dhe i kanë vënë flakën. Flakët janë përhapur, kështu që përveç makinës Audi është djegur plotësisht edhe vetura Volkswagen Passat, ndërsa janë prekur dhe dëmtuar pjesërisht dy makina të tjera dhe një objekt. Me këtë, të dyshuarit kanë shkaktuar më shumë dëme materiale.

Prokurori publik kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup që të caktohet masa e paraburgimit për dy të dyshuarit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se ata mund të ikin, të ndikojnë mbi dëshmitarët ose ta përsërisin veprën penale. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button