U publikua sezoni 3 i Call of Duty: Warzone Pacific (VIDEO)

Ata të cilët janë fansa të Call of Duty, duhet ta kenë mbauar sfidën e lojës së fundit deri më tani. Nëse nuk keni arritur ta përfundoni, atëherë është mirë që të nxitoni. Sezona e re e Call of Duty-Warzone Pacific  vetëm se është publikuar, shkruan PC Gamer, transmeton Portalb.mk.

Sezoni 3, Classified Arms, është më i lehtë në fillim sesa sezonet e kaluara. Por, lojtarët duhet të bëhen gati për Operacionin Monarch që vjen në maj. Kjo është një ngjarje me kohë të kufizuar që vendos Godzilla dhe King Kong kundër njëri-tjetrit në plazhet e Caldera-s.

Në sezonin e ri do të ketë edhe disa pika të reja në Caldera (duke përfshirë një vend gërmimi që duket se përmban skeletet e harruara të Godzilla-s dhe Kong-ut) dhe kthimi i Iron Trials, kthesa e fortë në Battle Royale që ishte e njohur në hartën origjinale të Verdansk të Warzone. Gjithashtu do të ketë dy armë të reja Vanguard, pushka e gjuajtjes M1916 dhe pushka e sulmit Nikita AVT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button