Ministria britanike e Mbrojtjes: Rajoni i Donbasit mbetet fokusi i Rusisë

Ministria britanike e Mbrojtjes tha sot se fokusi i Rusisë në luftën kundër Ukrainës është ende rajoni i Donbasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria britanike deklaroi se beteja të rënda u zhvilluan rreth Lisichansk dhe Severodonetsk, në lindje të Ukrainës. Britanikët besojnë se Rusia po përpiqet të përparojë në jug të Izium drejt Slavyansk.

Britanikët pretendojnë se për shkak të rezistencës së fortë të Ukrainës, pushtimet territoriale ruse janë të kufizuara dhe u kanë kushtuar ndjeshëm forcave ruse.

Ushtria britanike ka publikuar raporte të rregullta për luftimet në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button