RMV, anëtarët e SASHK-ut kërkuan që Nedellkov të sqarojë pezullimin e grevës

Anëtarët e pakënaqur të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot pasdite para selisë së sindikatës kërkuan që kryetari i SASHKU-ut, Jakim Nedellkov t’ju drejtohet dhe t’i shpjegojë arsyet e ndërprerjes së grevës, njofton Portalb.

“Sot replikon pa dijeninë e anëtarësisë dhe merret vendim për të cilin anëtarësia nuk është e informuar. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë. Ne jemi baza, ne jemi anëtarësia dhe Nedellkovi është i obliguar të vijë dhe të shpjegojë pse e ka ndryshuar vendimin”, thonë anëtarë e tubuar të SASHK-ut, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Nedellkovit.

Theksojnë se kanë ardhur në mënyrë spontane dhe se ndjehen të mashtruar nga kryetari i sindikatës. Ata thonë se për ta nuk kanë rëndësi përqindjet e rritjes së pagave, por marrëveshjet kolektive.

“Një pjesë e madhe e anëtarëve do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne nuk na interesojnë ato 18 për qind. Gjëja e parë për të cilën hymë në grevë është marrëveshja kolektive”, thonë ata.

Të pyetur nëse do të ketë mësim nesër, ata thonë se ata fëmijë që do të vijnë në shkollë nuk do të kthehen.

“Të gjithë ata që do të vijnë nesër në shkollë, do të pranohen. Ne do të jemi në shkollë, nëse vijnë fëmijët do t’i presim. Nëse ka nevojë edhe do të mbajmë mësim”, thanë disa nga mësimdhënësit të cilët janë mbledhur para selisë së SASHK-ut pasditen e sotme.

Sindikata e SASHK-ut sot e ka vendosur grevën në pezullim pasi ka marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme përmes zgjidhjes paqësore të kontestit t’i tejkalojë divergjencat me SASHK-un.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button