RMV, Ministria e Arsimit reagoi pas vendimit të fundit të Sindikatës

Vendimin e fundit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për pezullimin e grevës në institucionet edukativo-arsimore të Maqedonisë së Veriut e ka mirëpritur Ministria për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

“Përshëndesim vendimin e sotshëm të SASHK-ut për pezullimin e grevës e cila para se gjithash, është në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit në arsim dhe e cila siguron të drejtën kushtetuese për arsimim të fëmijëve”, deklarojnë nga Ministria.

Ministria përkujtoi që nga SASHK-u dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kanë kërkuar që të gjejnë zgjidhje paqësore në mosmarrëveshjet e punës.

“Jemi të hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe këmbim të mendimeve dhe qëndrimeve, qëllim i cili do të sjell kushte më të mira të punës, punëtor arsimi të motivuar që do të ndikoj edhe në rritjen e kualitetit të arsimit”, deklarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button