Mickoski kërkoi takim me Kovaçevskin për caktim të datës për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i propozoi kryeministrit Dimitar Kovaçevski një takim të përbashkët dhe publik në të cilin do të diskutohet dhe do të dakordohen për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat, siç tha ai, do të ishin zgjidhje e natyrshme për “situatën katastrofike në vend.”. Ai i dha Kovaçevskin afat deri më 10 maj për t’u deklaruar dhe nëse kryeministri e refuzon propozimin, lideri i VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar se “do të pasojnë hapa seriozë dhe që nuk janë marrë ndonjëherë”, transmeton Portalb.mk.

Në atë takim, theksoi Mickoski, do të propozoj katër ekipe të VMRO-DPMNE-së të përbëra nga njerëz me përvojë dhe njerëz të cilët e kanë treguar veten në të kaluarën, në katër fusha akute – ekonomia, politika e jashtme, shëndetësia dhe arsimi, në të cilat janë detektuar problemet aktuale kryesore akute në vend.

“Këto ekipe do të punojnë me ekipet në pushtet në intervalin prej tani deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pro bono pa asnjë kompensim dhe pa privilegje. Këtu jemi për të ndihmuar Maqedoninë kur është duke e kaluar kohën më të vështirë”, tha Mickoski në një konferencë për shtyp sot.

Kjo, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, do të mundësojë zgjidhjen e “problemeve akute në shoqëri dhe çlirimin e qytetarëve nga tensioni në të cilin jetojnë”. Kurse më pas, theksoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare le të vendosë populli se në cilin vend do të jetojë dhe çfarë të ardhme do të ketë.

“Nuk kërkoj që Kovaçevski të ngutet. Le të mendojë, e di që do ta këshillojnë të refuzojë. Por le të mendojë, le të konsultohet me më shumë njerëz. Pres përgjigje në dhjetë ditët e ardhshme. Le të jetë afati i fundit 10 maj – e martë. Nëse e refuzon këtë ofertë për takim për të gjetur rrugëdalje nga katastrofa kombëtare që po përjeton Maqedonia, VMRO-DPMNE do të mblidhet, kurse më pas do të pasojnë hapa seriozë dhe të pa praktikuar deri më tani”, tha Mickoski.

Nëse kryeministri e refuzon ofertën, sipas Mickovskit, do të tregohej se shteti nuk ka lidership dhe populli do të duhej “të vinte në vete, sepse e gjithë kjo, siç kishte fillim, ka edhe fund”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button