Është e pasaktë që shkurtesat MK dhe MKD kanë shkuar në histori

Teksti shpërndan edhe një dokument, gjegjësisht një listë të shteteve anëtare të NATO-s, në të cilën janë shkurtesat e vendeve, sipas rendit alfabetik. Nëse e shikoni dokumentin në detaje, do të vini re se shkurtesat e vendeve të tjera nuk përputhen me shkurtesat e tyre të pranuara ndërkombëtarisht, pra kodet. Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi se sipas rregullave të NATO-s, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit tonë në Aleancë, për qëllime protokollare vendet shënohen me emrat e tyre të plotë, në përputhje me transkriptimin në alfabetin anglez, përveç rasteve kur është teknikisht e pamundur, shkruan Vërtetmatësi.

Në një postim në Facebook thuhet se shkurtesat MKD dhe MK kanë shkuar në histori, gjegjësisht se NATO ka ndryshuar kodin për emrin e Maqedonisë. Kjo nuk është e vërtetë.

Postimi me titull “Kush dëshiron le të urojë”, shpërndan një artikull ku thuhet se kodi i NATO-s për emrin e vendit tonë është ndryshuar dhe tani në vend të MKD, ka vetëm dy shkronja, NM.

Ky ndryshim, siç mëson Netpress, ka qenë me kërkesë të Greqisë, e cila ka kërkuar që kodi i NATO-s për emrin e vendit tonë në vend të MKD të jetë NMK ose RNM. Për këtë janë njoftuar ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmila Shekerinska. Mirëpo, ata heshtën për këtë dhe nuk e zbuluan këtë informacion për publikun, ndonëse si shtet zyrtarisht ishim të informuarthuhet në artikull.

Teksti shpërndan gjithashtu një dokument, gjegjësisht një listë të shteteve anëtare të NATO-s, në të cilën janë shkurtesat e vendeve, sipas rendit alfabetik. Nëse e shikoni dokumentin në detaje, do të vini re se shkurtesat e vendeve të tjera nuk përputhen me shkurtesat e tyre të pranuara ndërkombëtarisht, pra kodet.

Për shembull, Bullgaria është vendosur me BU, edhe pse kodi i saj ISO është BG.

Turqia gjithashtu është e shkurtuar me TU, megjithëse kodi i saj ISO është TR.

Pas këtij informacioni, Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar menjëherë, duke sqaruar se sipas rregullave të NATO-s, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit tonë në Aleancë, për qëllime protokollare, vendet shënohen me emrat e tyre të plotë në përputhje me transkriptimin në alfabetin anglez. (English Alphanumerical), përveç rasteve kur teknikisht nuk është e mundur.

Me qëllim për të mos e ndryshuar renditjen, shtetet anëtare shënohen me dy shkronjat e para të emrit të vendit, nëse është një fjalë, ose me shkronjat e para të të dyja fjalëve, si në rastin tonë kur emri është me shumë fjalë. Qëllimi i këtij rregulli është të përshtatë emrat e plotë të vendeve në mënyrë të përshtatshme, pa prishur rendin alfabetik anglez në të cilin vendet janë në vartësi, gjë që është gjithashtu një rregull brenda Aleancës. Duke pasur parasysh këtë më lart, shkurtesa NM përdoret për Maqedoninë e Veriut (North Macedonia), ndërsa përkatësisht, sipas rendit alfabetik, vendi ndodhet midis Holandës (Netherlands – NE) dhe Norvegjisë (Norway – NO). Sa i përket akteve të brendshme të Aleancës, ku konkretisht thuhet, përdoren shkurtesat nga sistemi ISO, ku vendi ynë rregullisht shënohet me kodet përkatëse të ISO-s – MK dhe MKDnjoftuan nga MPJ.

Është e vërtetë se kodet ISO për Maqedoninë janë ende MK dhe MKD, gjë që është lehtësisht e verifikueshme.

Pra, pretendimi se NATO ka ndryshuar shkurtesat zyrtare të vendit, me kërkesë të Greqisë, është i rremë, gjegjësisht shkurtesat për Maqedoninë janë ende të njëjta. Sipas kësaj, mund të thuhet se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button