Zelensky të martën me një video-mesazh do t’ju drejtohet deputetëve shqiptar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, pritet të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e ardhshme plenare, njofton MIA nga Tirana, transmeton Portalb.mk.

Top Channel raporton se Zelenski pranoi t’u drejtohej deputetëve shqiptarë me një videomesazh dhe se Kuvendi i Shqipërisë po përgatitet për fjalimin e tij, të martën në orën 10:00.

Burime për Top Channel nga Kuvendi thanë se Zelensky ka pranuar t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalim.

Javët e shkuara presideni i Ukrainës Volodimir Zelensky ka dhënë disa mesazhe në disa parlamente evropiane.

Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Rreth 400 refugjatë ukrainas kanë mbërritur deri më tani në vend, të cilëve u është dhënë mbrojtje e përkohshme sipas ligjit të plotë të azilit.

Me vendim të posaçëm të Qeverisë, shtetasit ukrainas kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri pa leje qëndrimi për një periudhë njëvjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button