Osmani-Cadenbach: Perspektivat kredibile euroatlantike dhe evropiane për rajonin janë veçanërisht të rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar sot zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Bettina Cadenbach, e cila ndodhet në Shkup me rastin e takimit të Drejtorëve të Sigurisë Politike nga Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të NATO-s.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë dhe situatën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ata iu referuan implikimeve më të gjera të krizës, me fokus të veçantë në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në takim u diskutua edhe për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, i cili si dokument i dytë më i rëndësishëm për Aleancën pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, në qershor.

Në të njëjtën kohë, ministri Osmani shprehu kënaqësinë për takimin e Drejtorëve të sigurisë politike të vendeve anëtare të NATO-s në Shkup, që është edhe një konfirmim i rëndësisë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Aleancën.

“Në kontekstin e rreziqeve aktuale të sigurisë, perspektivat kredibile euroatlantike dhe evropiane për rajonin janë veçanërisht të rëndësishme, procese që kanë një efekt transformues afatgjatë dhe kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, përfundoi Osmani.

Ndryshe, sot dhe nesër në Shkup do mbahet takim i Drejtorëve për çështje politiko- të sigurisë të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s. Takimi do të drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, Bettina Cadenbach. Në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Në seancën e parë të takimit, kushtuar Ballkanit Perëndimor është parashikuar që të mbajë fjalim ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas anëtarësimit të vendit në NATO, për herë të parë është nikoqire e një manifestimi të tillë, në të cilin marrin pjesë mysafirë të lartë nga të gjitha vendet aleate.

“Mbajtja e takimit të drejtorëve për çështje politiko-sigurie të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s në Shkup, është edhe një tjetër dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit të Aleancës Veriatlantike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button