fbpx

Takim ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

Kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçeski dhe disa ministra të 3 vendeve kanë zhvilluar një takim online ditën e djeshme, raporton Klan. Nga zyra e shtypit e Ramës nuk është bërë publik ky lajm, por ka qenë Vuçiç që ka postuar disa foto nga bashkëbisedimi i tyre në Zoom.

Diskutimi virtual është ndalur tek ecuria e marrëveshjeve të nënshkruara si pjesë e “Open Ballkan” .

Vuçiç zbulon se kanë rënë dakord për mbajtjen e një panairi të turizimit, verës dhe gastronomies nga rajoni i Beogradit me pjesëmarrjen e të tre shteteve në fillim të muajit Shtator.

Takimi i radhës i “Open Ballkan” është dakordësuar të zhvillohet në Qershor në Ohër ku do të nënshkruhen marrëveshje për bashkëpunimin në kulturë dhe turizëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button