Tetovë, është djegur objekti ku qëndronin të pastrehët

Zjarrfikësit tetovar mbi dy orë pasdite kanë shuar zjarrin në objektin pranë stacionit të autobusëve. Zjarri është lajmëruar në ora 14, ndërsa është lokalizuar dhe shuar pas orës 16, raporton MIA.

“Kemi intervenuar në objekt të madh Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kishim frikë mos vallë kishte viktima, se kur arritën atje na thanë që ka të pastrehë që qëndronin në objekt sepse ishte vend i braktisur. Objekti në afërsi të stacionit të autobusëve, ku ka edhe hapësira tjera banesore dhe biznisore, dhe luftuam me zjarrin të mos lëvizë në drejtim tjetër”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve në Tetovë.

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Tetovë ka ndërhyrë me dhjetë zjarrfikës dhe katër automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button