Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla, deklaroi Xhaferi gjatë vizitës në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me homologun nga Rumania dhe Zvicra, kanë vizituar Ukrainën në kohën kur ky shtet është i përfshirë në luftë me Rusinë, transmeton Portalb.mk.

“Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, deklaroi Xhaferi.

Kryeparlamentari ka udhëtuar në Ukrainë përmes transportit hekurudhor nga Polonia, ndërsa sulmet ruse i ka vlerësuar si gjenocid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button