Ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve, kërkoi ish-kryeministri Zaev nga Bashkimi Evropian

E pyes BE-në nga Strumica ime evropiane, e cila kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, nëse mënyra e tillë e marrjes së vendimeve në Union, me ç’rast një vend anëtar e bllokon tërë rajonin për shkaqe krejtësisht irracionale dhe nacionaliste, është mekanizëm me të cilin zhvillohet ideja evropiane. Nëse jo, ndërsa e di se nuk është, atëherë ndryshoni mënyrën e marrjes së vendimeve. BE-ja duhet të veprojë në dobi të veten, në dobi të idesë evropiane, e cila sipas definicionit është liberale, e hapur, e gjerë. Ideja evropiane nuk guxon të shantazhohet nga nacionalizmi, nuk guxon të lejojë që nacionalizmi të vendos veto ndaj lirisë, porositi ish kryeministri Zoran Zaev nga konferenca në Strumicë, e quajtur “Sovraniteti i Evropës”, që e organizoi Ambasada franceze, raporton MIA.

Ai vlerëson se agresioni rus ndaj Ukrainës është shkaku se pse BE-ja duhet t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura në rajon, posaçërisht atë të Maqedonisë së Veriut. Siç tha, nuk ekziston arsyetim për asnjë viktimë civile në Ukrainë, nuk ekziston arsyetim për fëmijët ukrainas, ndërsa nuk do të ekzistojë arsyetim edhe nëse bie ndonjë projektim mbi shtëpinë përmendore të Kërste Petkov Misirkov në Odesa.

Sipas tij, kjo është koha kur liderët e BE-së duhet të ndërmarrin lidership politik, ashtu siç e kanë bërë atë themeluesit e BE-së.

Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner u përqendrua në zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, por edhe ndikimin e tyre ndaj vendeve që i zbatojnë sanksionet.

“Ka edhe një çështje tjetër lidhur me intervenimin indirekt të evropianëve dhe tërë botës perëndimore në ‘teatrin’ ukrainas dhe mendoj se të gjithë e dinë se nëse vendosim ta ndërmarrim këtë hap, do të gjendemi në diçka që do të jetë shumë më shkatërruese se ajo që është sot. Dhe për këtë shkak, çështja nuk është aspak e thjeshtë”, tha ambasadori francez.

Ai informoi se ndihma për Ukrainën deri tani është mbi 1,5 miliardë euro, ndërsa pesë milionë refugjatët nga Ukraina, janë në Evropë dhe ajo u ndihmon.

Lidhur me hapjen e negociatave aderuese, Bomgartner vlerëson se të gjithë janë të përkushtuar në fillimin e tyre sa më të shpejtë, por për Kryesinë franceze me BE-në, të rëndësishme janë edhe çështje tjera dhe për këtë shkak kanë vendosur të organizojnë më shumë konferenca si ajo e sotme në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button