Dritan Abazoviç publikoi emrat e qeverisë së re në Malin e Zi

Kryeministri i emëruar, Dritan Abazoviç këtë të mërkurë ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e  qeverisë së re të Malit të Zi, raporton EN. Në përbërje të listës së bërë publike nga mediat lokale janë 4 zv.kryeministra, 18 ministra dhe dy ministra të tjerë pa portofol.

Abazoviç pritet të zgjidhet kryetari i qeverisë së 43-të të Malit të Zi. Votimi në parlament pritet të mbahet të enjten.

I vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Deka, i lindur në Tivar dhe i diplomuar në ekonomi.

Deka, i cili më parë ka drejtuar Komunën e Ulqinit, do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button