Pas një pauze dyvjeçare, në Beograd u mbajt konferenca PRaćka

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nga rajoni pas një pauze dyvjeçare patën mundësinë të diskutojnë mbi strategjitë dhe zgjidhjet e sfidave, të krijojnë plane efektive komunikimi dhe të mësojnë shkathtësi të reja komunikimi si rrëfimi i tregimeve dhe vendosja e marrëdhënieve me median si dhe krijimi i komunikimit dhe kanaleve për t’u lidhur me brezin e ri nëpërmjet TikTok dhe Podcast-eve në konferencën PRaćka (“çatall” serbisht) që u mbajt në Beograd më 20-21 prill 2022.

Në konferencë, e cila për herë të parë prej sivjet është rajonale, morën pjesë folës dhe profesionistë eminentë të shoqërisë civile nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja&Hercegovina dhe Mali i Zi, transmeton Meta.mk.

Konferenca kishte për qëllim t’u ndihmojë OSHC-ve, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, të forcojnë kapacitetin e tyre për të komunikuar me qytetarët dhe në organizim të Iniciativave qytetare, një OJQ serbe, me mbështetjen e projektit EU TACSO 3 e BE-së.

OShC-të luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha shoqëritë tona. Ato ofrojnë shërbime bazë për qytetarët ku shërbimet publike nuk mund të arrijnë. Ato ndihmojnë në mbikëqyrjen e politikave dhe veprimeve të qeverisë dhe kërkojnë llogaridhënie. Ata angazhohen në aktivizëm dhe ofrojnë politika dhe rregullore alternative të bazuara në dëshmi.

Puna e tyre nuk ka qenë kurrë e lehtë. Ata pengohen nga shumë kufizime si sulmet fizike dhe verbale, kritikat e pajustifikuara mediatike dhe shkurtime të burimeve të financimit.

Sfidë kryesore për ta është ta bëjnë punën e tyre më të dukshme për publikun, gjë që do t’u ndihmojë atyre të mobilizojnë më shumë mbështetje dhe të tërheqin vullnetarë. Përveç kësaj, pandemia e kovid-19 e reduktoi dukshmërinë e shumë organizatave të shoqërisë civile.

Konferenca PRaćka këtë vit është për herë të parë rajonale dhe mblodhi së bashku folës dhe profesionistë eminent nga organizatat e shoqërisë civile nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Goran Rizaov, Menaxher i Programit Mediat për Demokraci në Fondacionin Metamorfozis, i cili ishte një nga panelistët, tha se shoqëria civile ka nevojë për informacion se si të komunikojë me publikun për të rritur dukshmërinë, pasi aktivitetet e organizatave janë jetike për shoqërinë tonë.

Goran Igiq nga Maqedonia e Veriut prezantoi projektin “Vidi Vaka” (Shih kështu) si një shembull i mënyrës për të paraqitur histori frymëzuese nga mjedisi shoqëror, në kanalin e tyre.

“PRaćka” është konferenca e vetme në rajon kushtuar marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit në sektorin jofitimprurës. Emri (çatall për të gjuajtur me dorë) është frymëzuar nga historia e Davidit dhe Goliatit, e nxitur nga dëshira për të tërhequr vëmendjen se si armët e vogla, por vdekjeprurëse mund të jenë të dobishme në luftën kundër problemeve të mëdha.

OJQ-ja “Iniciativa Qytetare” dhe projekti EU TACSO e organizojnë konferencën si një ngjarje të BE-së – dhe pjesë e programit “NjerëzitpërNjerëzit” (People2People). Për herë të parë ka karakter rajonal dhe do të ofrojë mundësi për të zgjeruar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve në trendet, mjetet dhe teknologjitë e reja në komunikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button