Pas raportimit të Portalb, u pastrua nga kullosat hapësira e Skejtparkut në Tetovë (FOTO)

Katër ditë pas lajmit të Portalbit, hapësira e Skejtparkut afër Stacionit të Autobusëve në Tetovë u kosit dhe u pastrua nga kullosat e gjata, të cilat rrezikonin të shndërronin parkun përsëri në një zonë pamjet e të cilës nuk i ngjajnë një parku.

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” sot bënë kositjen e kullosave në hapësirat e këtij parku, i cili nuk ishte kositur me muaj të tërë.

Kështu duket sot kjo hapësirë që u kosit nga bari.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërsa kështu dukej deri dje:

Skejtparku në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Skejtparku në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Problem i pazgjidhur në këtë hapësirë pas rikonstruimit në gushtin e kaluar mbeten dy shtyllat në të cilat nuk është lidhur ndriçimi publik.

Nga Komuna e Tetovës premtuan zgjidhje por pa afat konkret.

“Te këto shtylla ka pasur defekt në përçuesin e rrymës elektrike. Në ditët vijim do të sanohet edhe ky defekt”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, kjo hapësirë së bashku me atë në ish Radio Tetova u realizua para katër viteve nga 45 vullnetarë të organizatës joqeveritare Toestand nga Belgjika, diku 20 nga organizata joqeveritare Termokiss nga Kosova si dhe vullnetarë të organizatës joqeveritare Democracy Lab nga Tetova. Ky park vazhdimisht ka qenë i lënë pas dore nga autoritetet pa përkujdesje, ndërsa Social Cultural Space Tetova,  vazhdimisht ka bërë thirrje për mirëmbajte të kësaj hapësire, madje edhe vetë kanë ndihmuar në pastrimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button