Prokuroria kërkon burg për Gruevskin, Janakiesin dhe Trajovskin: Për arsye politike e kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” të Canovskit

Gjatë procedurës është dëshmuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen. I akuzuari Nikolla Gruevski e ka keqpërdorur pozitën dhe ndikimin e tij si kryeministër për ta realizuar dëshirën e tij për t’ia prishur kompleksin banesor “Kosmos” kundërshtarit të tij politik Fijat Canovski dhe t’i shkaktojë dëm material, deklaroi sot në fjalët përfundimtare për rastin “TNT”, prokurori Burim Rustemi, njofton Portalb.mk.

Në koordinim me Mile Janakieskin dhe Toni Trajkovskin, prokurori Rustemi tha se Gruevski e ka arritur qëllimin e tij.

“I akuzuari Toni Trajkovski është pajtuar dhe e ka pranuar planin për hakmarrje. Nga provat e nxjerra në procedurë është dëshmuar qartë se vendimin për rrënimin e objektit e ka miratuar Nikolla Gruevski” tha Rustemi.

Sipas tij, është e rëndësishme që Mile Janakieski në fjalët e tij përfundimtare e ka konfirmuar edhe autenticitetin e bisedave telefonike dhe komunikimeve, që megjithatë paraqet rrethanë lehtësuese për atë në këtë rast.

Prokurori Rustemi, gjykatës i propozoi që të akuzuarit t’i shpallë të pafajshëm dhe t’i ndëshkojë në pajtueshmëri me ligjin.

“Në lidhje me Mile Janakiesin, i cili në njëfarë mënyrë ka kërkuar falje, vlerësoj se gjykata duhet ta vlerësojë këtë rrethanë lehtësuese. Si rrethana rënduese, gjykata ta vlerësoj atë që të akuzuarit veprën e kanë kryer për arsye politike dhe që nuk kanë shfaqur pendesë për veprën. Vlerësoj se gjykata duhet të shqiptojë dënim efektiv me burg për të akuzuarit”, deklaroi Rustemi.

Në fillim, Rustemi, në fjalët përfundimtare, Rustemi e ka precizuar akuzën dhe ka hequr dorë prej një paragrafi të akuzës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” kundër të akuzuarit Mile Janakieski, por edhe të lartësisë së dëmit nga rrënimi i kompleksit, i cili sipas ekspertizave vlerësohet të jetë 654 milionë denarë.

Ligji për Procedurë Penale, sipas avokatit Donço Nakov nuk parashikon precizim të akuzës.

“Sipas mbrojtjes bëhet fjalë për ndryshim të tërësishëm të akuzës dhe kërkoj që të dorëzohet kopje nga proces-verbali pasi që ekziston sipas meje ndryshim dhe që të mundem t’i jap fjalët e mia përfundimtare”, deklaroi Nakov.

Mbrojtësi i Gruevskit i cili është ndarë sipas detyrës zyrtare, tha se Gruevski as ka nënshkruar as ka mundur të nënshkruajë vendim të tillë në Komunën e Gazi Babës, njëkohësisht, duke e kontestuar autenticitetin e bisedave telefonike.

“I akuzuari as ka faj, as ka prova se diçka ka nënshkruar, a prova e tij kundër tij janë audio-incizimet, autenticiteti i të cilave nuk mund të konfirmohet. Vlerësoj se kjo gjykatë nuk ka asnjë arsye ligjore që ta shpallë fajtorë dhe se duhet të lirohet nga akuza”, deklaroi mbrojtësi i Gruevskit.

Rastin e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha: ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button