BE-ja regjistroi rënie në shitjet e automjeteve të reja

Marsin e kaluar, Bashkimi Evropian regjistroi rënie prej 24.9 për qind në shitjet e automjeteve komerciale krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asociacioni i prodhuesve evropianë të automjeteve (ACEA) tha se 153.553 automjete komerciale u shitën në vendet e BE-së në mars, pothuajse një e katërta më pak nga numri i automjeteve të tilla të shitura në mars të vitit të kaluar.

Franca është lider i muajit mars në mesin e 27 anëtarëve të BE-së me 39.005 automjete të reja të regjistruara për përdorim personal. Pasohet nga Gjermania me 30.350 automjete të reja të regjistruara, e ndjekur nga Italia me 18.753 dhe Spanja me 11.880.

Në raport thuhet se në tre muajt e parë të këtij viti janë shitur 411.097 automjete komerciale në 27 shtetet anëtare të BE-së, që është 18.1 për qind më pak se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Që nga korriku i vitit të kaluar, BE-ja ka shënuar rënie të vazhdueshme të numrit të automjeteve të reja të shitura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button