Mianmar, gjykata ushtarake dënon me 5 vite burg lideren e rrëzuar Aung San Suu Kyi

Liderja e rrëzuar Aung San Suu Kyi në Mianmar u dënua nga një gjykatë ushtarake me 5 vite burg me akuzën për korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ushtarake në Mianmar njoftoi vendimin e saj të parë në gjykimin për korrupsion ndaj Aung San Suu Kyi ndaj të cilës deri më tani janë drejtuar 11 akuza për korrupsion.

Aung San Suu Kyi në gjykimin për korrupsion akuzohej se kishte marrë ryshfet 600 mijë dollarë para dhe ar dhe se ajo është dënuar me 5 vite burg.

Liderja e rrëzuar përballet edhe me 10 hetime të tjera për korrupsion.

Deri më tani 76-vjeçarja Aung San Suu Kyi është dënuar me 6 vite burg për importim dhe posedime të paligjshëm të radio marrësve, nxitje të trazirave publike dhe shkelje të kufizimeve të COVID-19.

Thuhet se Aung San Suu Kyi mund të marrë dënim me burg deri në 175 vite në rast se ajo dënohet në të gjitha akuzimet e drejtuara ndaj saj nga administrata ushtarake e cila ka ardhur në krye të qeverisë me grusht shteti.

– Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend, mori pushtetin më 1 shkurt 2021. Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë në Mianmarit ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kundërshtare, deri më tani kanë humbur jetën 902 persona si dhe janë arrestuar mijëra protestues.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP), që nga grushti i shtetit e deri më tani kanë humbur jetën afro 1.400 persona ndërsa janë arrestuar mbi 10 mijë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button