fbpx

Kreu i OKB-së nesër do të takohet në Kiev me presidentin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, nesër do të zhvillojë një takim në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga zyra e zëdhënësit të përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres do të vizitojë Kievin pasi diskutoi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për luftën në Ukrainë.

Guterres do të kalojë në Kiev përmes Polonisë dhe do të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe presidentin Zelenskyy.

Gjithashtu OKB-ja ka njoftuar se gjatë vizitës së Guterres në Moskë, kanë rënë dakord me Rusinë për evakuimin e civilëve në fabrikën Azovstal në rajonin Mariupol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button