Varhejli pas takimit me Petkovin: Së shpejti pritet konferenca e përbashët ndërqeveritare RMV- Shqiplëri

Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhejli përfundoi vizitën e tij në Sofje, nga ku njoftoi se diskutoi me kryeministrin bullgar Petkov për veprimet e më tejme që mund të kontribuojnë në një konferencë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njofton 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“E përfundova vizitën time në Sofje me shpresën se do të jemi në gjendje të vazhdojmë politikën tonë të zgjerimit, pasi lufta ruse na bën të investojmë më shumë në të. “Falënderoj kryeministrin Kiril Petkov për diskutimin e hapur për hapat e ardhshëm, që do të na çojnë në hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shkroi Varheji në Twitter.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Sofje, Varhejl tha se është i zhgënjyer që edhe pas dy vitesh po flitet për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në dhe tha se sipas nevojës do të vizitojë Sofjen, për të zgjidhur çështjet e hapura ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sa më shpejt.

“Do të vij në Sofje sa herë të jetë e nevojshme, në mënyrë që deri në qershor të këtij viti të arrihet një zgjidhje. Lufta na tregoi se nuk kemi kohë për të humbur.“Jo vetëm që nuk kemi kohë, por nuk kemi interes, të humbim më shumë kohë”, tha Varhejl.

Pas vizitës së Sofjes, komisioneri i BE-së Varhejë pritet të vizitojë Shkupin.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button