Padi penale për një 55 vjeçar, kërcënoi ambasadoren britanike në Shkup

I dyshuari, më 14 prill ka thirrur në numrin zyrtar të telefonit të Ambasadës britanike në Shkup, ku është kyçur operatori automatik i qendrës. Në aparatin folës, i dyshuari ka lënë një mesazh me përmbajtje kërcënuese: “Ambasadorja britanik në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Këtë nuk e raportoj në polici, pasi ata nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin”. Pas kësaj, e ka ndërprerë thirrjen, por mesazhi është ruajtur në sistem. Me këtë i dyshuari ka rrezikuar sigurinë e ambasadores britanik në Shkup.

Pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes së të dyshuarit, veçanërisht nëse merret parasysh lloji dhe karakteri i veprës penale dhe pasojat e tij, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale  Shkup t’i caktojë masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button