Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke antiajrore Gepard

Qeveria gjermane po planifikon të miratojë dërgesën e dhjetëra tankeve antiajrore Gepard në Ukrainë, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht do të shpallë planin e qeverisë gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në bazën ajrore Ramstein më vonë gjatë ditës, sipas revistës së lajmeve Der Spiegel.

Firma gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann (KMW) kishte njoftuar në shkurt se mund të dërgonte rreth 50 tanke Gepard në Ukrainë nga stoqet e veta.

Gjermania është përballur me presion në rritje nga aleatët në javët e fundit për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, duke përfshirë tanke, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Qeveria miratoi më parë dërgimin e armëve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera ushtarake, por ka hezituar të dërgojë armë të rënda, nga shqetësimi i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button