Suedia dhe Finlanda në maj do të kërkojnë anëtarësimin në NATO

Finlanda dhe Suedia planifikojnë që në të njëjtën kohë, në maj, të shpallin se duan të anëtarësohen në NATO, shkruajnë mediat lokale. Dy vendet skandinave deri më tani kanë praktikuar neutralitet ushtarak, por pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar mendjet e qeverive atje dhe ka rritur mbështetjen e publikut për anëtarësimin në NATO, transmeton Portalb.mk.

Gazeta finlandeze “Italechti” shkruan se liderët e Suedisë dhe Finlandës planifikojnë të takohen më 16 maj, kur do të njoftojnë se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

“Finlanda është e gatshme t’i bashkohet NATO-s nëse qeveria suedeze merr një vendim të tillë”, tha ministri i jashtëm finlandez Peka Havisto.

Duke cituar burime të njohura me situatën, gazeta suedeze Aftonbladet shkruan se të dy vendet do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në të njëjtën kohë këtë javë.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar të gjithë peizazhin e sigurisë në Evropë dhe ka formësuar në mënyrë dramatike të menduarit në Skandinavi”, konkluduan së fundmi kryeministret suedeze dhe finlandeze Magdalena Anderson dhe Sana Marin.

Kremlini ka kërcënuar të rrisë praninë e tij ushtarake në Baltik nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button