Vrasje në Çair të Shkupit

Sonte në Çair të Shkupit është vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski, për TV Shenja ka deklaruar se në SPB Shkup është denoncuar se ka pasur të shtëna armësh në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq” në afërsi të Shkollës Fillore “Imri Elezi” të Çairit.

“Është denoncuar se janë plagosur tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Zyrtarët policorë janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në zbardhjen e rastit”, tha Agellovski.

Motivet e vrasjet ende nuk dihen. MPB ende nuk ka dhënë detaje për identitetin e viktimës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button