SASHK: Ende nuk ka marrëveshje për ndalimin e grevës, takim i mundshëm sot pasdite në Qeveri

Deri më tani nuk ka marrëveshje me ministrat e resororëve për ndalimin e grevës së punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve në çerdhe, deklaroi në konferencë për shtyp, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedelkov duke shtuar se është e mundshme që sot pasdite të kenë takim në Qeveri, njofton Portalb.mk.

“Ka sinjal se pasdite do të takohemi në Qeveri. Pritja jonë është në interes të nxënëse, në interes të nxënësve, fëmijëve të çerdheve, prindërve dhe kolegëve që janë në grevë që të arrijmë marrëveshje në lidhje me rritjen e pagave në pajtueshmëri me Ligjin për Pagë Minimale”, deklaroi Nedellkov.

Ai tha se nëse nuk ka marrëveshje, greva vazhdon edhe nesër. Ai pret që të arrihet edhe marrëveshje për dinamikën e rritjes së pagave në vitet e ardhshme.

Gjatë negociatave me Qeverinë, përfaqësuesit e SASHK-ut do të shoqërohen nga drejtoresha e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit, Susan Floken, e cila ka ardhur në RMV për t’i mbështetur anëtarët e SASHK-ut.

Që nga fillimi i grevës, zyrtarët e qeverisë u kanë bërë thirrje vazhdimisht mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin dhe të kërkojnë zgjidhje për pagat nëpërmjet dialogut social.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe harmonizimin e tyre me pagën minimale, e cila nga marsi është 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button