Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e eurointegrimeve, vlerëson Osmani
Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e euorintegrimeve tona, vlerësoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një koment për deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar Kirill Petkov për zhvendosjen e vetos pas hapjes së bisedimeve dhe ndryshimit të Kushtetutës, përpara hapjes së kapitullit të parë, a BE do të jetë garantues për ndryshimin e Kushtetutës, njofton Portalb.mk.
“Vlerësoj se propozimi portugez si kornizë bazë për idetë që këmbehen mes dy qeverive javëve të fundit, mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe rajonit”, deklaroi Osmani për TV Telma.
Kryeministri bullgar Petkov, në një deklaratë për BTV tha se Maqedonia e Veriut do të anëtarësohej në BE më së shpejti pas 10 viteve. VMRO-DPMNE-ja thotë se Bullgaria kërkon të asimilimin e maqedonasve në bullgarë.
Sipas Petkov, garancia për të drejtat e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të sigurohet përmes procesit evropian.
“Nëse i vendosim në marrëveshjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo vetëm që Bullgaria nuk do t’i mbrojë më këto të drejta, por marrëveshja me Bashkimin Evropian do ta garantojë këtë të drejtë. Pra, heqja e vetos, siç thonë të gjithë – ta heqësh apo jo, është një mënyrë e gabuar e të menduarit. Duhet të themi këtu – Maqedonia e Veriut do të jetë në Bashkimin Evropianmë së shpejti pas 10 viteve. Ka shumë kapituj në rrugën e saj drejt Evropës. Ne vetëm duhet të vendosim kushtet tona – për shembull, për Kushtetutën përpara hapjes së kapitullit të parë. Në këtë mënyrë, duke hequr të drejtën e vetos, i japim Maqedonisë së Veriut një rrugë për të ecur. Por, në këta kapituj të veçantë mund të vendosim të gjitha kushtet që na nevojiten, dhe kështu problemin që ekziston aktualisht nuk do ta zgjidhim brenda një ose dy javësh, por do të kemi 10 vjet për të punuar së bashku që Maqedonia e Veriut të jetë vërtet evropiane dhe shtet ku të gjitha të drejtat e bullgarëve të mbrohen plotësisht. Pra, qasja duhet të jetë më e zgjuar”, tha Petkov.
Çdo hap që do të ndërmarrë pala bullgare për Maqedoninë e Veriut, siguron ai, do të kalojë në Parlamentin bullgar, gjegjësisht nuk do të ketë marrëveshje të fshehtë mes dy qeverive. Petkov tha se pret mbështetje edhe nga partnerët e koalicionit edhe nga opozita. Ndër të tjera, ai tha se në të dy shtetet ka njerëz që po tentojnë t’i lëkundin marrëdhëniet e mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por tha se nuk do t’i nënshtrohen provokimeve.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: Pendarovski: Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës “çdo të hënë”
- LEXO: U thellua kontesti Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
- LEXO: Osmani për klubin në Manastir: Disa erdhën për të provokuar reagimin tonë
- LEXO: Kuçuk: Bullgaria duhet ta rishikojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Bashkëkryesues i komisionit maqedono-bullgar: Po shuhen edhe shpresat e fundit për dialog të denjë
- LEXO: Petkov: Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve
- LEXO: Përsëri veto nga Sofja, venitet entuziazmi për zgjidhje të ngërçit RMV-Bullgari në qershor
- LEXO: Departamenti i Shtetit: BE-ja vendos për ndarjen eventuale të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë
- LEXO: Osmani- Auresku: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është i drejtë, i merituar dhe i domosdoshëm
- LEXO: Stejt Departamenti: Bullgaria dhe Maqedonia të negociojnë, ndërsa BE-ja të vendosë për zgjerimin
- LEXO: Bullgaria: Qëndrimi për RMV-në nuk ka ndryshuar