U konfirmuan dhjetë të vdekur që ishin në barkën e zhdukur në Japoni

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur pas zhdukjes së një barke turistësh në ishullin Hokaido të Japonisë, ka thënë Garda Bregdetare e këtij shteti, transmeton REL.

Sipas saj, ekipet janë në kërkim të 16 njerëzve tjerë që kanë qenë në bordin e barkës Kazu 1.

Barka besohet se është nisur në një udhëtim tre-orësh në Gadishullin Shiretoko.

Ajo zonë është e mbrojtur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) dhe vizitat me barka janë të shpeshta pasi aty mund të shihen shumë gjallesa ujore.

Në kuadër të përpjekjeve për shpëtim janë angazhuar helikopterë, anije patrulluese dhe zhytës.

Në mesin e pjesëtarëve të bordit kanë qenë edhe dy fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button