Një tjetër tërmet goditi Bosnjë e Hercegovinën

Një tërmet i fuqishëm ndodhi në Stolac të Bosnjë e Hercegovinës, mëngjesin e sotëm në orën 06:27, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë herë tërmeti ishte 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, 17 kilometra në lindje të Stolacit. Ai ka qenë me intensitet më të shkurtër se tërmeti i më pak se dy ditëve më parë me epilog fatal, në të cilin janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale në shumë objekte në qytetet e Hercegovinës.

Mëngjesin e sotëm ishte tërmeti më i fortë në Stolac, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 5.6 ballë që ndodhi të premten në orën 23.07, në të cilin humbi jetën Elmira Sefo (28), banore e këtij qyteti të Hercegovinës.

Për shkak të tragjedisë në Stolac sot është ditë zie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button