RMV, ka rënë një pjesë e fasadës së objektit të Qeverisë

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, në të cilat shihet se një pjesë e pjesës së epërme të fasadës të ndërtesës së Qeverisë ka rënë në oborrin e objektit. Dëmi më i madh duhet te elementet dekoruese, në murin e njërës prej kullave, transmeton Portalb.mk.

“Ende e paguajmë krimin e regjimit të DPMNE-së”, ka shkruar Bogoev.

Kujtojmë se, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsioni solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për fasadën e ndërtesës së Qeverisë. Nga ky institucion thanë se, në hetim janë përfshirë katër persona të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë realizimit të marrëveshjes për punët ndërtimore dhe të zejtarisë për rikonstruimin e fasadës dhe ndriçimit të objektit të Qeverisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button