Nga 1 maji, transport falas në trafikun hekurudhor për disa kategori të qytetarëve

Në pajtueshmëri me masat për uljen e harxhimeve të jetesës së qytetarëve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup, miratoi vendim që të vendoset transport falas në transportin hekurudhor për disa kategori të qytarëve, transmeton Portalb.mk.

  • Trasnport falas për të rinjtë deri në 27 vjeç, çdo e para dhe e treta javë e muajit, gjatë fundjavës nga e premtja në orën 12:00, deri të hënë në 12:00;
  • Tranport falas për të moshuar, gra deri në 62 vjeç dhe burra deri në 64 vjeç çdo të dytën fundjavë të muajit (e premte, e shtunë e dielë)
  • Transport falas çdo të enjte për studentë dhe
  • Transport falas për të gjithë nxënësit të shkollave të mesme edhe atë njëherë në javë të mërkurën.

Tranporti falas do të vlejë nga 1 maji i vitit 2022, në përputhje me orarin vozitës të Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup çër vitin 2022.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button