10 minatorë të zhdukur pas lëkundjeve në minierën në Poloni

Autoritetet e minierave të qymyrit në Poloni kanë thënë të shtunën se kontakti me 10 minatorë ka humbur pas një lëkundjeje nëntokësore dhe shkarkimit të gazit metan në minierën Borynia-Zofiowka në jug të vendit, raportoi AP, transmeton Koha.net.

Ngjarja në mëngjesin e së shtunës ndodhi rreth 900 metra nën tokë. Ky ishte incidenti i dytë në vetëm katër ditë në rajonin e minierave të qymyrit rreth qytetit Jastrzebie-Zdroj, pranë kufirit çek.

Shpërthimet e përsëritura të metanit që nga e mërkura në minierën e afërt Pniowek kanë lënë pesë të vdekur, shtatë të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur.

Kompania JSW tha se 52 punëtorë ishin në zonën e tërmetit në minierën Borynia-Zofiowka dhe 42 prej tyre ishin në gjendje të largoheshin vetë nga aty. Një operacion shpëtimi ka nisur për 10 minatorët e zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button