Vdiq një 28-vjeçare si pasojë e tërmetit në Bosnje

Një 28-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një tërmeti mbrëmjen e së premtes në Bosnje, raporton Associated Press të shtunën. Sipas AP-së, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, derisa qindra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë, transmeton Koha.net.

Tërmeti me magnitudë 5.7 ka goditur qytetin Mostar, rreth orës 13:07 të së premtes, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Viktima vdiq nga plagët dhe prindërit e saj u lënduan pasi një shkëmb i zhvendosur nga tërmeti u përplas në shtëpinë e tyre familjare në qytetin Stolac, afër Mostarit, thanë autoritetet.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin dhe në Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button