Dita 59: Zelensky: Sekretarët Blinken, Austin do të vizitojnë Kievin

Në ditën e 59-të të luftës në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë shtuar sulmet në gjithë pjesën lindore. Edhe sipas inteligjences ushtarake të Britanisë së Madhe, forcat ruse duket se nuk kanë bërë përparim të madh në 24 orët e fundit. Sipas saj, forcat ajrore dhe ato detare të Rusisë nuk kanë arritur të kenë kontroll në qiejt dhe detet e Ukrainës, meqë janë përballur me rezistencë të ashpër ukrainase. Por, presiedenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh sot gjatë një video-paraqitje se,  presidenti rus, Vladimir Putin ka synime tjera territoriale në rajon, përveç synimeve për të pushtuar lindjen dhe jugun e Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

11:27 – Zelensky: Sekretarët Blinken, Austin do të vizitojnë Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin të dielën, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë për të na vizituar. Unë do të takoj sekretarin e mbrojtjes (Lloyd Austin) dhe Antony Blinken,” u tha Zelenskyy gazetarëve të shtunën.

Presidenti ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth vizitës së mundshme.

Do të ishte vizita e parë zyrtare nga zyrtarë të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu refuzoi koment.

Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të pranojnë të jenë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e ardhshme.

Zoti Zelenskyy tha se ai priste rezultate konkrete, përfshirë një marrëveshje për të ofruar më shumë armë.

Zoti Zelenskyy për javë të tëra u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armë për t’i bërë ballë agresionit rus.

18:27 – Ukraina thotë se trupat ruse po përpiqen të hyjnë në fabrikën e çelikut në Mariupol

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan të shtunën një fabrikë çeliku në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit, me sa duket në përpjekje për të eliminuar xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në qytetin strategjik që Kremlini pretendon se ushtria e tij e ka vënë nën kontroll.

Njoftimi për sulmin u bë nga një këshilltar i presidencës së Ukrainës ndërsa rreth 1000 civilë qëndronin të strehuar në fabrikën e Azovstalit së bashku me luftëtarët ukrainas që kishin mbetur.

Ndërkohë forcat ruse vazhduan ofensivën në rajonin lindor të Donbasit mes kundërsulmeve të ashpra ukrainase.

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovich, tha gjatë një konference për shtyp se forcat ruse kishin rifilluar sulmet ajrore ndaj fabrikës masive bregdetare dhe po përpiqeshin t’ hynin me forcë brenda saj, gjë që do të përbënte një ndryshim nga urdhri që dha presidenti rus Vladimir Putin dy ditë më parë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i raportoi presidentit rus Putinit të enjten se i gjithë Mariupol, me përjashtim të Azovstalit, ishte “çliruar” nga rusët.

Presidenti rus e urdhëroi atë të mos fuste trupa në kompleks, por të kësaj të bllokonte objektin, një përpjekje e dukshme për t’i bërë ukrainasit të vdisnin nga uria dhe për t’i detyruar ata të dorëzoheshin.

Zyrtarët ukrainas kanë vlerësuar se rreth 2,000 nga trupat e tyre janë brenda fabrikës së bashku me civilë që janë strehuar në tunelet nëntokësore të objektit. Zorti Arestovic tha se forcat ukrainase po përpiqeshin t’u bënin ballë sulmeve të reja.

15:32 – Ndërtesa banimi goditen me raketa në Odesa

Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në qytetin e Odesas, kanë thënë zyrtarë ushtarakë të Ukrainës më 23 prill. Sipas tyre, dy raketa kanë goditur një ndërtesë ushtarake në qytet si dhe dy ndërtesa banimi.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë, ka thënë në llogarinë e tij në Telegram se një ndërtesë shumëkatëshe është goditur dhe po digjet.

Ai ka cituar raportimet, pa përmendur diçka specifike, se tre njerëz janë vrarë. Ukraina: Rusia ka rinisur sulmet në fabrikën Azovstal Këto raportime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Këto deklarata vijnë pasi një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska planifikon të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Donbasit dhe të pjesës jugore të Ukrainës.

Komandanti në detyrë i Qarkut Qendror ushtarak të Rusisë, Rustam Minnekayev, është cituar të ketë thënë sipas mediave shtetërore më 22 prill, se kontrolli i plotë i jugut të Ukrainës është qëllim strategjik për të mundësuar qasjen në rajonin pro-rus të Moldavisë, Transdniestër.

“Kontrollimi i jugut të Ukrainës është një tjetër rrugë për në Transdniestër”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo gjë do t’i mundësonte ushtrisë “të ndikonte në pjesë të rëndësishme të ekonomisë ukrainase”.

Në mënyrë që Moska të ketë qasje në Transdniestër, ushtria ruse duhet të fitojë kontrollin e qyteteve Odesa dhe Mikollaiv.

Komentet e Minnekayevit përbëjnë përshkrimin më të detajuar të qëllimeve të Rusisë në fazën e dytë të pushtimit të Ukrainës dhe janë përmendur nga Kievi si shenjë se Kremlini ka gënjyer në deklaratat fillestare kur ka thënë se Moska nuk ka ambicie territoriale.

Kievi ka përmendur po ashtu se rajoni Transdniestër mund të përdoret për të organizuar operacionet ruse kundër Ukrainës dhe Moldavisë, e cila ndan kufirin me shtetin anëtar të NATO-s, Rumaninë.

12:36 – Kievi në pritje të ftesës për samitin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov, ka thënë më 23 prill se shteti i tij është duke pritur ftesën për pjesëmarrje në samitin e NATO-s, që mbahet në Gjermani me iniciativë të Shteteve të Bashkuara. Pentagoni ka ftuar 40 aleatë për t’u takuar në Gjermani më 26 prill për të diskutuar për Ukrainën dhe nevojat afatgjata për siguri.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se ministrat e mbrojtjes dhe gjeneralët e lartë të 20 shteteve, anëtare dhe joanëtare të NATO-s, tashmë kanë pranuar ftesën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Takimi është thënë se do të mbahet në bazën ajrore amerikane në Gjermani.

Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me forcat ruse, të cilat po tentojnë të marrin kontrollin e lindjes dhe jugut të Ukrainës tash e dy muaj prej kur ka nisur lufta.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, me qëllim të diskutimit për paqe në Ukrainë.

Ukraina e ka përfshirë synimin për anëtarësim në NATO në kushtetutën e saj, ndonëse presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky e ka pranuar se një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe liderë të tjerë kanë dërguar sasi të konsiderueshme armësh në Ukrainë dhe kanë paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin që forcat e tij të mos kalojnë “asnjë inç” të territorit të vendeve anëtare të NATO-s.

11:29 – Granatimet po intensifikohen në rajonin lindor të Ukrainës

Qytetet e kontrolluara nga ukrainasit në rajonin lindor të Luhansk po përballen me një breshëri të intensifikuar të bombardimeve nga forcat ruse, ka thënë të shtunën guvernatori rajonal, Serhiy Haidai, raporton Sky News.

Forcat ruse kanë lëvizur në lindje të Ukrainës, veçanërisht në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.

Guvernatori Haidai tha se qytetet në rajonin e tij po bombardoheshin vazhdimisht, duke shtuar se forcat ukrainase po largoheshin nga disa vendbanime për t’u rigrupuar.

Luhansk dhe Donetsk kanë qenë skena e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase që nga viti 2014, megjithëse kjo është rritur që nga pushtimi i këtij viti.

11:12 – Zelensky: Pushtimi rus në Ukrainë, vetëm fillimi

Forcat ruse është thënë të jenë penguar gjatë natës, teksa kundërsulmet ukrainase kanë vazhduar në pushtimin që ka mbushur tetë javë. Ndërkohë Kievi ka shtuar thirrjet për ndihmë të huaj, pas sugjerimeve se Moska ka zgjeruar qëllimet e luftës.

Inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe ka thënë më 23 prill se forcat ruse duket se nuk kanë bërë përparim të madh në 24 orët e fundit. Sipas saj, forcat ajrore dhe ato detare të Rusisë nuk kanë arritur të kenë kontroll në qiejt dhe detet e Ukrainës, meqë janë përballur me rezistencë të ashpër ukrainase.

Në një video-adresim më 22 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar shtetet që kanë dërguar armë për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës dhe ka thënë se forcat e armatosura vazhdojnë të ndalin sulmet në lindje dhe jug të shtetit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se forcat ruse kanë shtuar sulmet në gjithë pjesën lindore.

“Në rajonin e Donbasit, Azovit, Mariupolit dhe Hersonit është duke u vendosur fati i kësaj lufte dhe e ardhmja e shtetit tonë”, ka thënë Zelensky.

Ai po ashtu ka shtuar paralajmërimet se presidenti rus, Vladimir Putin ka synime tjera territoriale në rajon, përveç synimeve për të pushtuar lindjen dhe jugun e Ukrainës.

Komandanti në detyrë i Qarkut Qendror ushtarak të Rusisë, Rustam Minnekayev, është cituar të ketë thënë sipas mediave shtetërore më 22 prill, se kontrolli i plotë i jugut të Ukrainës është qëllim strategjik për të mundësuar qasjen në rajonin pro-rus të Moldavisë, Transdniestër.

Komentet e tij përbëjnë përshkrimin më të detajuar të qëllimeve të Rusisë në fazën e dytë të pushtimit të Ukrainës dhe janë përmendur nga Kievi si shenjë se Kremlini ka gënjyer në deklaratat fillestare kur ka thënë se Moska nuk ka ambicie territoriale.

Kievi ka përmendur po ashtu se rajoni Transdniestër mund të përdoret për të organizuar operacionet ruse kundër Ukrainës dhe Moldavisë, e cila ndan kufirin me shtetin anëtar të NATO-s, Rumaninë. Në këtë rajon gjenden trupa ruse, pavarësisht kundërshtimeve të Kishinjevit. Minnekayev ka thënë se rusishtfolësit janë të shtypur në Transdniestër.

Moldavia dhe liderët e Perëndimit deklarojnë vazhdimisht se kjo gjë nuk është e vërtetë. Ministria e Jashtme moldave ka hedhur poshtë deklaratat ruse dhe ka ftuar për bisedë ambasadorin rus për të shprehur “shqetësimin e thellë” të Kishinjevit.

“Moldavia është shtet neutral dhe ky parim duhet të respektohet nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, duke përfshirë Federatën ruse”, është thënë në deklaratë.

Ndërkohë, këshilltari i zyrës së Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, ka thënë se negociatat për garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën – nga partnerë të huaj – janë duke vazhduar se mund të përfundojnë brenda një jave.

Podolyak ka thënë se “do të ketë pako të ndryshme të garancive”, mirëpo “është e rëndësishme për ne të kemi armë, të mbyllim qiejt, të kemi konsultime ushtarake dhe para për të blerë armë shtesë”.

Këshilltarë të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Turqisë, Polonisë, Gjermanisë, Francës dhe Izraelit kanë shprehur gatishmëri për të diskutuar një listë për garanci të sigurisë për Ukrainën.

“Ne do të mbrojmë veten sa më gjatë që është e mundur, mirëpo të gjithë shtetet që sikurse ne besojnë në fitoren e jetës ndaj vdekjes, duhet të luftojnë me ne”, ka thënë Zelensky më 22 prill.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk ka thënë se “ekzistojnë mundësi” për hapje të korridoreve humanitare më 23 prill, në qytetin e Mariupolit.

Vlerësohet se 2,000 mbrojtës ukrainas janë të fshehur në këtë qytet, me qëllim të mbrojtjes së qytetit nga rënia në duart e rusëve.

Një këshilltar i kryetarit të Mariupolit ka thënë se bombat janë duke rënë vazhdimisht në fabrikën Azovstal ku gjenden mbrojtësit ukrainas.

Më 22 prill, pamjet e reja satelitore kanë shfaqur atë që mund të jetë varrezë e dytë masive në një qytezë në afërsi, duke rritur shqetësimet për katastrofë humanitare prej kur Putin ka nisur ofensivën më 24 shkurt.

Putin ka urdhëruar këtë javë që forcat ruse të mbyllin Mariupolin ashtu që “as edhe një mizë” të mos mund të kalojë në qytetin e shkatërruar, i cili ka pasur rreth 500,000 banorë para se të niste lufta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button