Prokuroria e Ukrainës: Rusia po i përdorë fëmijët ukrainas në luftë

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës pretendon se ushtria ruse po i përdorë fëmijë ukrainas në luftën e saj kundër vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se Rusia ka përdorur fëmijët ukrainas në luftën kundër Ukrainës dhe se janë zbuluar 8 raste në lidhje me këtë.

Ajo thekson se ushtria ruse i detyron fëmijët ukrainas të përdoren për “mbledhjen ose transmetimin e informacioneve ushtarake, mbajtjen e armëve dhe të ngjashme”. “Kjo është një luftë e Rusisë kundër fëmijëve ukrainas në të cilën janë përfshirë edhe fëmijët ukrainas. Prokurorët kanë dy pika qendrore: fëmijët viktima dhe fëmijët në kundërshtim me ligjin”, tha Venediktova.

Duke thënë se nga bombardimet e ushtrisë ruse u dëmtuan 1.141 institucione arsimore, prej tyre 99 u shkatërruan plotësisht, Venediktova shtoi se sipas përcaktimeve të para, që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi luftën, 208 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 386 fëmijë të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button