Përderisa e gjithë bota po përjeton rritjen e nivelit të detit, në Islandë po ndodh e kundërta

Përderisa pjesa më e madhe e botës shqetësohet për ngritjen e nivelit të detit, komuniteti në fshat Höfn në Islandë ka problemin e kundërt, këtu niveli i detit po bie, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

Lagunat e detit që rrethojnë fshatin Höfn, po bëhen më të cekëta dhe më të vështira për t’u lundruar. Baticat hyjnë dhe dalin me më pak forcë sesa dikur, duke bërë që kanali nëpër të cilin kalojnë anijet e peshkimit të mbushet ngadalë me sediment.

Höfn gjendet nën hijen e sipërfaqes më të madhe të akullit të Islandës, Vatnajökull. Për shekuj me radhë, pesha e madhe e Vatnajökull ka ngjeshur tokën nën të. Por, ngrohja globale po bën që këto sipërfaqe akulli dhe akullnajat të shkrihen me shpejtësi. Shkrirja e akullnajave bën që toka të del në sipërfaqe në fshatin Höfn.

Matjet me GPS tregojnë se toka në Höfn ngritet deri në 1.7 centimetra në vit.

Sipas NASA-s, Arktiku po përjeton rritjen më dramatike të temperaturës në botë, dhe si rezultat, Islanda tani po humbet rreth 10 miliardë tonë akull çdo vit. Me këtë ritëm, Islanda mund të jetë pa akull deri në vitin 2200.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button