MPB: Maketa policësh me radar do të parandalojë vozitjen e shpejtë në Tetovë

MPB-ja informon se ka ndërmarrë një aktivitet të ri parandalues ​​në territorin e SPB Tetovë, me qëllim që të ndikojë për rend më të madh në komunikacion dhe siguri rrugore në rajonin që është në ingerenca të saj, transmeton Portalb.mk.

Policia sqaron se ka vendosur maketë polici me radarë në mbikalimin për në Kamjan të Tetovës, i cili sipas njohurive dhe përvojës së parë ka ndikuar pozitivisht në shpejtësinë me të cilën veturat lëviznin në drejtim të Gostivarit dhe anasjelltas.

Maketë, polic, foto MPB
Maketë, polic, foto MPB

“Është planifikuar të sigurohen edhe disa modele të tilla të lëvizshme të kartonit, të cilat do të viheshin në funksion, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur zakonisht rritet frekuenca e përgjithshme e trafikut në zonën e gjerë të Tetovës. Maketat, siç e kemi përmendur tashmë, janë të lëvizshme dhe do të vendosen në rrugë rajonale dhe lokale”, njoftoi MPB.

Maketë, polic, foto MPB
Maketë, polic, foto MPB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button